Basketboll

RIKTHEHET CURRY, POR WARRIORS S’GJEJNË KËNDELLJEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një musngese 4 mujore, ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry është rikthyer mbrëmë nga lëndimi.

Curry luajti dje përballë Toronto Raptors, por përkundër rikthimit dhe kontributit të tij në parket, Warriors u mposhtën nga Raptors, 113-121.

Curry në rikthim pati performancë fenomenale me 23 pikë, 7 kërcime e 7 asiste, por u dallu edhe Lee me 23 pikë.

Tek Raptors në fitore shkëlqyen, Powell me 37 pikë e Lowry me 26 sosh.

Komentet janë të mbyllura.