Basketboll

FERONIKELI-BASHKIMI, MBIJETESA APO PLAY OFFI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja që e hapë xhiron e 27 në elitën e basketbollit kosovar, është ajo që zhvillohet në ”Mizahir Isma” të Rahovecit.

Por, përkundër se luhet në Rahovec nuk luan ky i fundit. Bëhet fjalë për sfidën tejet interesante, Feronikeli-Bashkimi. Ekipe që kanë synime të kundërta sivjet në raport me njëra tjetrën.

Ekipet në fjalë sivjet kanë zhvilluar tri sfida në mes vete. Dy herë në Superligë, ku secila skuadër ka nga një fitore, ndërsa në çerekfinale të Kupës, Bashkimi ka mposhtur Feronikelin. Pra bilanci është 1-2 në favor të Bashkimit.

Ndeshja e parë në mes të skuadrave është zhvilluar më 11 nëntor të 2019-tës, ku pati triumfuar bindshëm Bashkimi i Prizrenit, 83-106. Takim në të cilin për Bashkimin patën shkëkqyer, Stevie Clark me plotë 38 pikë, 5 kërcime e 5 asiste, si dhe Corey Ross me double, double(27pk, 13krc, 6ast). Tek Feronikeli u patën dalluar tashmë të larguareit, Arti Hajdari me 30 pikë, 8 kërcime e 1 asist si dhe Tyron Garland me 24 pikë, 3 kërcime e 2 asiste.

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në ”Sezxai Surroi” Feronikeli befasisht mposhti Bashkimin minimalisht, 91-93. Tyron Garland me plotë 42 pikë, 5 kërcime e 4 asiste si dhe 4 vjedhje topash, kishte shkëlqyer në këtë fitore të bujshme të drenicasve i ndihmuar edhe nga Kareem Storey me 19 pikë, 5 kërcime e 6 asiste. Tek Bashkimi s’patën mjaftuar për fitore, Corey Ross me 32 pikë e 8 kërcime, si dhe Idoll Palushi me 15 pikë e 5 kërcime.

Dhe në ndeshjen e fundit mes skuadrave e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Kosovës, Bashkimi e ka mundur Feronikelin me rezultat 90:76. Stvie Clark ishte më i miri te Bashkimi me 31 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Feronikeli Dayon Griffin kishte 18 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

 

Para sfidës së nesërme, optimist për fitoren e Feronikelit është shprehur basketbollisti i huaj i ekipit, Tavarion Nix:

Ai në një prononcim për AsistiOnline.com, para ndeshjes tha: “Ne jemi përgatitur gjatë gjithë javës, andaj jemi të gatshëm për këtë sfidë të vështirë, besoj se do të dalim me fitore nga ky takim”, tha basketbollisti Nix.

 

 

 

Në anën tjetër, optimist për ekipin e Bashkimit është treguar, fundori amerikani ekipit, Stevie Clark:

Ai për AsistiOnline.com tha: “Nuk do të jetë e lehtë, Feronikeli po tregon lojëra të mira, por ne do të shkojmë atje për fitore dhe besoj se do ta arrijmë”, tha Clark para ndeshjes.

 

 

 

Sa i përket lojës së Bashkimit sivjet,prizrenasit në 26 ndeshjet e zhvilluara deri tani, kanë 78 pikë për ndeshje, duke pasur një ndër sulmet më të dobëta në Superligë së bashku me Lipjanin. Për dy pikë kanë një % prej 49.6 dhe për tre pikë janë tejet dobët 29.9%.

Në anën tjetër, Feronikeli ka një mesatare prej 82.0 për ndeshje, për dy pikë janë të saktë 48.5% dhe për tre pikë vetëm 28.8%.

Pas 26 xhirove, Bashkimi gjendet në pozitën 5, me bilanc 14 fitore, 9 disfata. Në anën tjetër, Feronikeli gjendet në pozitën e parafundit(8) me bilanc 5 fitore, 18 disfata.

Ndeshja nisë të shtunën nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion(Art Sport 1).

 

Komentet janë të mbyllura.