Basketboll

”AIR” BRIDGEMAN: JEMI PËRGATITUR VËRTETË MIRË, ANDAJ DUHET TË FITOJMË

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe fluturuesi i jashtëzakonshëm i Bashkimit, amerikani Terik Brigdeman është shprehur optimist, para duelit që skuadra e tij e zhvillon sot ndaj Feronikelit në kuadër të Superligës së Basketbollit Kosovar.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Brigdeman para ndeshjes tha, se Bashkimi ka stërvitur shumë dhe çkado tjetër përpos fitores, nuk do të ishte reale për ta.

”Jam vërtet i përgatitur mirë për ndeshjen me Feronikelin dhe mendoj se edhe skuadra është gjithashtu. Ne kemi pasur një periudhë stërvitje të mirë dhe jemi përqendruar në të vërtetë, kështu që mendoj se do të shkojë mirë dhe mendoj përfundimisht se mund ta fitojmë duelin ndaj Feronikelit që nuk pritet të jetë i lehtë”, tha Brigdeman para nisjes së sfidës.

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Bashkimit luhet sonte nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.

Komentet janë të mbyllura.