Basketboll

LAKERS FITOJNË SUPER-NDESHJEN E LA

Prishtinë(AsistiOnline) – Lakers e kanë fituar derbin e skuadrave më të forta sivjet në NBA, ndaj rivalit lokal të qytetit, Clippers.

Në një ndeshje tepër interesante në “Staples Center” të LA, që ishte e ngushtë deri në fund, Lakers kanë mposhtur Clippers me rezultat të përgjithshëm, 112-103.

Dy yjet e skuadrës, Anthony Davis me 30 pikë e LeBron James me 28 sosh, u dalluan sonte në fitoren e Lakers.

Tek Clippers s’mjaftuan për triumf, Paul George me 31 pikë e Kawhi Leonard me 27 sosh.

Komentet janë të mbyllura.