Basketboll

RAHOVECI TRANSFERON NJË FUNDOR TË HUAJ NË EKIP

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit duket se sivjet nuk do të ndalet së përforcuari me lojtarë të huaj sidomos.

AsistiOnline.com ka mësuar se “vreshtarët” kanë kompletuar marrëveshjen me basketbollistin amerikan, Tyree Griffin.

Griffin luan në pozitën e organizatorit(1) i gjatë 1.78cm dhe është 23 vjeçar.

Griffin deri tash ka qenë pjesë e ekipit elitar serb, Mladost. Me të cilët kishte një minutazh prej 24.3 minutash për ndeshje.

Griffin tek skuadra serbe, pati një mesatare, 13.2 pikë, 5.0 asiste e 2.0 kërcime për ndeshje.

Duhet cekur se skuadra e parë në Evropë për lojtarin në fjalë ishte pikërisht skuadra serbe, ndërsa Griffin tek Mladosti erdhi nga kolegji amerikan, “MISSISSIPPI” nga NCAA.

Komentet janë të mbyllura.