Basketboll

EKSKLUZIVE: SI PO KALON NË KARANTINË SAMIR ZEKIQI

(VIDEO - LAJM) Samir Zekiqi shpreson që kjo situatë të tejkalohet së shpejti.....

Prishtinë (AsisitiOnline.com) – Ish-anëtari i Trepçës, një nga dy lojtarët kryesor këtë edicion i Golden Eagle Yllit dhe reprezentuesi i Kosovës, Samir Zekiqi, sikurse të gjithë sportistët tjerë është futur në karantinë pas shpalljes së pandemisë së Coronavirusit (COVID 19) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.

AsisitiOnline i cili vazhdimisht është në kontakt me basketbollistët kosovar dhe po bisedon me basketbollistët që janë në karantinë, foli edhe me Samirin i cili po shpreson se kjo situatë të kalojë sa më shpejtë dhe me sa më pak të sëmurë dhe dëme.

Ylli i Yllit tregoj se ai është duke qëndruar në shtëpi së bashku me familjarët dhe se, familja e tij e ka marr shumë seriozisht çështjen e kësaj sëmundjeje shumë të rrezikshme duke i respoektuiar maksimalisht këshillat e institucioneve shëndetësore botërore dhe ato të Qeverisë së Kosovës.

“Kryesisht po qëndroj në shtëpi duke pasur kujdes për higjienën, Me anëtarët e familjes po shikojmë televizion, lajme, filma e dokumentarë. Po mundohem të kem kujdes në ushqim duke përdor perime më shumë që e ngrisin imunitetin. Po ashtu po përdori fruta që kanë sasi më të madhe të vitaminës C, pij lëngje më shumë dhe gjithashtu një pjesë të kohës i’a kushtojë ushtrimeve që të jem sa më në formë” deklaroi Zekiqi i cili shpreson që kjo situatë të përfundojë sa më shpejtë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Përshendes të gjithë fansat e ASISTIT. Qëndroni të fortë, së bashku do t’ia dalim!” deklaroi Samir Zekiqi ekskluzivisht për Asistionline

SAMIR ZEKQI EKSKLUZIVISHT PËR ASISTIONLINE :

 

Samiri këtë edicion është një nga lojtarët më të mirë në Superligën e basketbollit Kosovar duke luajtuar me mesatare prej 20.3 pikëve, 5.9 kërcimeve dhe 2.9 asistimeve duke qenë një nga më meritoret që Golden Eagle Ylli ndodhet në pozitën e tretë aktualisht në tabelë. Po ashtu, aloja e shkëlqyeshme ka kontribuar shumë në dy fitoret e Kosovës ndaj Islandës dhe Luksemburgut në takimet e para parakualifikuese për FIBA Botërorin 2023.

 

Komentet janë të mbyllura.