Basketboll

FANTASTIKE: GOBERT DHE MITCHELL SHËROHEN PLOTËSISHT NGA COVID-19

Prishtinë(AsistiOnline) – Lajme fantastike kanë ardhur para pak çastesh nga liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA.

Dy basketbollistët e Utah Jazz, Rudy Gobert dhe Donovan Mitchell janë shëruar plotësisht nga Pandemia COVID-19, apo e njohur si Coronavirus.

Lojtarët e Jazz, Rudy Gobert dhe Donovan Mitchell u konfirmuan se ishin pozitivë për koronavirus në 11 Mars, përmes postimeve në mediat sociale. Por sonte është konfirmuar se të lojtarët janë shëruar plotësisht dhe më nuk janë në rrezik për vete, por edhe për të tjerët, ka njoftuar sajti zyrtar i NBA-së në internet.

Madje lajmin se është shëruar nga kjo pandemi, Mitchell e ka publikuar vetë në Twitter.

Komentet janë të mbyllura.