Basketboll

REAGIM I ASISTIT LIDHUR ME ANULIMIN E KAMPIONATIT PËR SHKAK TË COVID-19

Vendim i vështirë dhe i rëndë por i drejt dhe i domosdoshëm sepse kjo sëmundje është vrasës i padukshëm

(AsistiOnline) – Edicioni 2019/2020 i basketbollit kosovar është anuluar plotësisht si pasojë e  pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Këtë lajm e ka bërë të ditur FBK sot.

Duke ndjekur trendin e shumë federatave evropiane të basketbollit që fillimisht kanë pezulluar garat dhe më pas, duke e parë trendin e kësaj sëmundje dhe parashikimet se kjo pandemi do të shtrihet dhe do të zgjas për së paku edhe 3-4 muaj, ato tashmë i kanë anuluar plotësisht kampionatet nacionale në të gjitha nivelet. Këtë shembull sot e ka ndjek edhe FBK

“Lajmi sa do i hidhur dhe i rëndë që është për të gjithë adhuruesit e basketbollit, klubet, lojtarët e trajnerët megjithatë është një veprim i domosdoshëm dhe i pashmangshëm” ka deklaruar Agon Fehmiu.

Ai ka theksuar se kjo është situata reale e shkaktuar nga pandemia e virusit korona dhe çdo ushqim i shpresave për vazhdimin e kampionatit të sivjetmë është iluzion.

“Situata aktuale e krijuar në mbarë planetin është e rëndë dhe nuk po tregon shenja të ndaljes së përhapjes së sëmundjes, përkundrazi ajo po vazhdon të përhapet dhe numrat nga dita në ditë po rriten. Andaj, pavarësisht nga fakti se ky është një vendim i rëndë për t’a përfunduar kampionatin para kohe duke mos i vazhduar garat mos të harrojmë se sporti është gjëja më e rëndësishme e dytë në jetët tona, shëndeti dhe jeta janë në rend të parë” ka thënë Fehmiu dhe ka vë në pah se aktualisht, armiku i padukshëm tashmë ka marr 39 mijë jetë në mbarë botën dhe shifrat e të sëmuarve të konfirmuar po i afrohen 1 milionshit ( shifrat reale të pakonfirmuara llogaritet të jenë 10-fish më të mëdha) nuk ka të ndaluar.

“Duke marr parasysh se ilaç dhe vaksinë për COVID19 enden nuk ka dhe se mënyra më e mirë për parandalim është karantina dhe distancomi shoqëror, aktivitetet e basketbollit dhe sportive në përgjithësi janë të pamundura. Si po duket, do të jenë së paku deri në vjeshtë”   

Vendimi për anulimin e kampionatit përfshin edhe mos shpalljen kampion për edicionin 2019/2020 dhe opinioni i AsistiOnline është se ky vendim është i drejt dhe korrekt, duke rikujtuar se një gjë e tillë ka ndodhur në vitet 1998 dhe 1999 për shkak të Luftës së Kosovës.

Krejt në fund, duhet theksuar se është mëkat që ky edicion i kampionatit më interesant, më dramatik dhe më të bukur në 15 vitet e fundit u desh të ndërpritet kështu por si thotë populli: nuk ishte kismet.

Në këtë situatë, me rëndësi është të mendojmë në shëndetin dhe jetët e më të afërmve tanë, tonat dhe mbarë njerëzimit ndërsa, BASKETBOLLI DO TË KTHEHET EDHE MË I FORTË, EDHE MË ATRAKTIV DHE I BUKUR.

 

 

POROSIA E ASISTIT

Deri tek ndeshja e parë dhe takimi ynë në parket megjithatë , JU ADHURUES TË BASKETBOLLIT nuk do të mbeteni pa sportin më të bukur në botë sepse ASISTI NË ARTMOTION dhe ASISTIONLINE  vazhdimisht do t’ju transmetojnë ndeshje më të bukura dhe interesante të Superligës së Kosovës, FIBA kupave, reprezentacioneve, ABA Ligës dhe natyrisht të NBA.

Po ashtu, çdo të hëne, ASISTI do të ju sjell programe dhe emisione ekskluzive duke i mbajtur  zemrat tuaja të ngrohta me dashuri për basketboll

Ndërkohë, #rrinshpi … #lajduart   dhe    kujdesu për veten dhe familjen

SHËNDET

Komentet janë të mbyllura.