Basketboll

CILI EKIP VENDOSI ”URDHËRAT” NË MBROJTJE KËTË STINOR NË SUPERLIGË [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse ky edicion u ndërpre për shkak të pandemisë me COVID19 dhe kampioni nuk do të shpallet megjithatë duhet ta shohim se cilët ishin lojtarët dhe cilat ishin ekipet më të suksesshme të Superligës 2019/2020 në elementet kryesore të lojës.

EKIPET ME MBROJTJEN MË TË MIRË

Edhe ekipi me mbrojtjen më të mirë sivjet ishte Sigal Prishtina pasi pranoi vetëm 1799 pikë apo mesatarisht 74.9 pikë për ndeshje. Mbrojtja e dytë më e mirë ishte ajo e Rahovecit duke pranuar gjithsejtë 1811 pikë apo mesatare prej 75.4 pikëve të pranuara për ndeshje. Bashkimi sivjet aplikoi njërën prej mbrojtjeve më të mira në superligë dhe me 1975 pikë të pranuara apo mesatarisht 82.2 pikë ishte mbrojtja e tretë më e mirë. Në pozitën 4 të mbrojtjeve më të forta sivjet rreshtohet Golden Eagle Ylli që u lejoi kundërshtarëve 1991 pikë apo mestarisht 82.9 pikë të pranuara dhe pesëshen e kësaj liste e përmbylli ekipi i vetëm me trofe sivjet, Peja e cila në total pranoi 2003 pikë apo mesatare prej 83.4 pikëve.

EKIPET ME MBROJTJEN MË TË MIRË (PIKËT E PRANUARA)

Sigal Prishtina 74.9 ppn
Rahoveci 75.4 ppn
Bashkimi 82.2 ppn
Golden Eagle Ylli 82.9 ppn
Peja 83.4 ppn

Komentet janë të mbyllura.