Basketboll

FLET SEKRETARJA E FBK-SË, TREGON SE A MUND TË RIKTHEHET SUPERLIGA DHE GARAT E TJERA

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm tejet pozitiv na vije nga Federata e Basketbollit të Kosovës, pas takimit që drejtuesit e kësaj të fundit e patën dje me Ministren e Sportit, Vlora Dumoshi, për të bashkërenduar veprimet dhe hapat, pas lehtësimit të masave të izolimit për shkak të pandemisë COVID-19.

Në fakt, Ministria e Sportit ditën e djeshme organizoi një takim me të gjitha Federatat sportive të vendit, ku u diskutua enkas për rikthimin e aktiviteteve sportive dhe një gjë të tillë e adresoi si kërkesë edhe FBK-ja.

Për të konfirmuar nëse mund të kthehet ndonjë garë basketbolli në Kosovë, AsistiOnline.com kontaktoi direkt me sekretaren e përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushkun e cila ishte pjesëmarrëse në takim me Ministren Dumoshi.

 

Pas mbledhjes së djeshme Ministrja Dumoshi e ka dhënë lejen që nga Qershori të vazhdohet me aktivitete sportive. Ndërsa ne si Federatë javën e ardhshme do të diskutojmë rreth Ligës së Parë dhe kategorive të reja. Kurse vendimi për anulimin e Superligës është i pakthyeshëm”, tha Dushku.

Në ditët në vijim, Federata e Basketbollit të Kosovës pritet të vendosë për rikthimin eventual të garave të tjera të pezulluara, përpos Superligës së Meshkujve dhe të Femrave që tashmë janë anuluar krejtësisht.

Komentet janë të mbyllura.