Basketboll

ZYRTARE: ZARA NËNSHKUAN KONTRATË TË RE ME YLLIN E EKIPIT

Prishtinë (AsistiOnline.com) – Skuadra e famshme kroate e Zarës është duke projektuar skuadrën e sezonit të ardhshëm ku synon paraqitje me të mira se sa këtë edicion, shkruan AsistiOnline.com.

Pjesë e projektit për edicionin e ardhshëm është edhe Domagoj Vukovic i cili ishte në skadencë të kontratës por që palët kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite tjera. Vukovic para se të kalonte tek Zara në vitin 2017 kishte djersitur fanellat edhe të Osijekut, Zabokut, Zagrebit dhe Splitit.

Zara edhe sivjet luajti në garën e fuqishme të Adriatikut e njohur si ABA Liga dhe aty pritet të jetë edhe në stinorin e ri. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.