Basketboll

I MORRI ‘KËMBËT’ NË KOSOVË: WALLER PO KËRKOHET NGA SKUADRA E NJOHUR BALLKANASE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pllejmekeri amerikan që për disa vite luajti në Kosovë, Tay Waller tashmë është shëndrruar në një lojtarë shumë kualitativ dhe këtë e kanë vërejtur edhe klube të njohura dhe të spikatura, shkruan AsistiOnline.com

Skuadra më e fortë në Bosnje, serbo-boshnjake, KK Igokea që luan në ABA Ligë, thuhet se ka treguar interes serioz për fundorin amerikan Tay Waller që pati periudhë të shkëlqyer edhe në Kosovë. Igokea pritet që sivjet të luajë edhe në Champions League Basketball.

Waller në tre sezonet e fundit, ka luajtur për ekipin e Mornarit në Mal të Zi. Ndërsa në Kosovë, luajti tek Prishtina dhe te Bashkimi. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.