Basketboll

MIFTARI FLET PËR PROBLEMET FINANCIARE TË PRISHTINA DHE MUNDËSINË E DALJES NË EVROPË

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Drejtori gjeneral i Sigal Prishtinës, Florian Miftari dje ka qenë i ftuar në emsionin, Sports Show të Klan Kosovës, ku ka folur për klubin kryeqytetas në përgjithësi.
 
Miftari fillimisht foli për problemet në të cilat po has klubi i Prishtinës sa i përket buxhetit financiar, më pastaj tregoi edhe për gjasat e kryeqytetasve që të luajnë në garat ndërkombëtare, përcjellë AsistiOnline.com
 
Pandemia është justifikim i mirë për të gjithë, por tek ne nuk është vetëm pandemia problem. Ne qysh në fillim të stinorit kemi pasur disa probleme, sepse e dini mirë që sporti kosovar asgjë nuk garanton, nuk është e lehtë të jesh në udhëheqësi të një klubi. Kur diçka është e shkruar dhe nuk realizohet, atëherë lojtarët me të drejtë ankohen dhe ju jap këtë të drejtë sepse edhe vetë kam qenë lojtarë dhe e di se si është. Ne jemi dakorduar me lojtarët e huaj që t’ju bëjmë pagesat deri me 15 mars dhe i kemi liruar. Me vendorët poashtu do të bisedojmë dhe do të gjejmë zgjidhjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpresoj shumë që do ta mbyllim këtë problem, sepse ka vullnet nga klubi dhe besoj që nuk do i mbetemi askujt borxh”.
 
Tutje Miftari foli për pjesëmarrjen e Prishtinës në garat ndërkombëtare.
 
Ne qysh nga tash e dimë se nuk do të garojmë vitin e ardhshëm as në Champions League dhe as në FIBA Europe Cup, sepse kemi garuar jemi hargjuar shumë dhe po i bartim pasojat e në anën tjetër nuk është se po ia vlen kush e di se sa dhe nëse nuk luajmë në garat e lartëcekura do ta kemi më të lehtë, sepse do të merremi me problemet aktuale të klubit në veçanti dhe ti bindim sponzorët që ata të vazhdojnë, sepse të gjithë jemi të prekur nga pandemia, ka disponim të mirë edhe në klub, sepse në disa mbledhje që i kemi pasur, janë kërkuar disa raporte se kujt sa i kemi borxh dhe gjithçka do të mbyllet, sepse numri i lojtarëve vendorë që kanë paga të majme është i vogël dhe obligimet tona do ti kryejmë”, tha Miftari mbrëmë.

 

Prishtina është klubi më i trofeshëm në basketbollin e Kosovës dhe çdo herë ka luftuar për trofe, njejtë pritet të jetë edhe në stinorin e ri 2020/21. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.