Basketboll

PAS LARGIMIT NGA BARÇA, DELANEY KALON TEK SKUADRA TJETËR E EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Javën e kaluar, fundori i Barcelonës, Malcolm Delaney njoftoi për ndarjen zyrtare me ekipin nga Katalunia, por basketbollisti amerikan shpejtë është bërë me skuadër të re, përcjellë AsistiOnline.com

Njëra ndër ekipet më aktive në merkaton evropiane sivjet, Olimpia Milano ka njoftuar se ka arritur marrëveshje dy vjeçare me basketbollistin, Malcolm Delaney.

“Unë thjesht dua të them se sa i lumtur dhe i entuziazmuar jam për të filluar një udhëtim të ri dhe sfidë për veten time, si dhe jam pjesë e një projekti të fuqishëm që po përgatitet nga një klub historik. Nuk mund të pres që të shkoj në shtëpinë time të re, në qytetin e madh të Milanos, “tha Delaney.

Basketbollisti 31-vjeçar pati mesatare prej 10.2 pikë dhe 4.8 asistime në 26 xhirot e Euroligës me Barcelonën gjatë sezonit 2019-20, deri para bllokimit të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.