Basketboll

PENSIONOHET VETERANI CARTER, PAS PLOTË 21 SEZONEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Karriera e veteranit, Vince Carter është zyrtarisht e mbaruar pasi skuadra ku bëri pjesë ai sivjet, nuk do të jetë pjesë e 22 skuadrave të NBA-së, që luajnë kur sezoni të rifillojë dhe ai ka vendosur të pensionohet.

Carter ka luajtur 21 sezone në NBA me mesatare prej, 16.7 pikë, 4.3 kërcime dhe 3 asistime në 1,541 lojëra të sezonit të rregullt në NBA.

Carter, zgjedhja e 5-të e NBA Draft në 1998, ka luajtur me Raptors, Nets, Suns, Magic, Mavericks, Grizzlies, Kings dhe Hawks. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.