PËRTESHI FLET PËR LIGËN MBARËKOMBËTARE, TREGON NËSE BASHKIMI DO TË JETË PJESË E SAJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetari i klubit të Bashkimit në konkurencën e femrave, Rrahman Përteshi është parë tejet optimist për projektin për ligën e përbashkët, ndërmjet FBK-së e FSHB-së.
Në një prononcim për AsistiOnline.com, Përteshi ka thënë se kjo është një ide shumë e qëlluar dhe beson se do të jetë e sukseshme.
”Më së pari një falenderim për Federaten e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, për idenë e nisur për këtë ligë mbarë kombëtare. Si ide është shumë e mirë në çdo aspekt, për ngritjen e nivelit në vend dhe uroj së paku të jemi katër ekipe të forta në Kosovë, por edhe Shqipëri. Mendoj poashtu se liga mbarëkombëtare do ishte një motiv shtesë për të gjitha basketbollistet tona në Kosovë dhe në Shqipëri për ta zhvilluar këtë sport”.
Tutje, Përteshi tregoi nëse Bashkimi do të jetë pjesë e kësaj lige që pritet të jetësohet sivjet.
”Sa i përket ekipit tonë të Bashkimit, ne jemi të gatshëm të garojmë në këtë garë, veçse kemi filluar ti kontaktojmë lojtaret vendore që i kemi pas vitin e kaluar dhe do jemi pretendentë përsëri në çdo front, deri në momentin që do jemi në basketbollin femërorë gjithmonë do synojmë vendin e parë në çdo garë ku jemi pjesëmarrës”, nënvizoi kreu i skuadrës nga Prizreni.
Të kujtojmë që Bashkimi deri në anulimin e stinorit nga FBK-ja shkaku i pandemisë COVID-19, ishte lider i Superligës së Femrave. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.