Basketboll

BYTYQI FLET PËR LIGËN E PËRBASHKËT SHQIPTARE: SQARON SITUATËN TEK PENZA

Prishtinë(AsistiOnline) – Plani për krijimin e ligës mbarë kombëtare në konkurencën e femrave ka sjellur mobilizim edhe tek ekipet kosovare, shkruan AsistiOnline.com

Në një prononcim për AsistiOnline.com, kapitenja dhe njëherazit veteranja e klubit të Penzës nga Peja, Valbona Bytyqi është shprehur e bindur se kjo ligë do të ishte e suksesshme.

Fillimisht faleminderit juve si ASIST që nuk po na harroni e po na mbani ende me basketbollin edhe në këta muaj shumë të vështirë. Liga mbarëkombëtare është ëndërr që po shpresoj se po realizohet, për më shumë se 15 vite karrierë nuk e kemi përjetuar të kemi këtë ligë të përbashkët që është çelës i sukseseve për basketbollin femëror”.

Tutje Bytyqi tregoi, se klubi i Penzës do të mblidhet sot, së bashku me kryetarin e klubit për të diskutuar dhe vendosur planet për të ardhmen.

Kryetari i klubit Kastriot Gjocaj qysh sot pra të dielën, na ka ftuar në takim ekipin për të na informuar për të ardhmen e klubit, ku shpresoj që edhe Penza të jetë në 4-shen e ekipeve kosovare, duke shpresuar në punën e palodhshme të Kryetarit me staf”, nënvizoi Bytyqi.

Për fund, basketbollistja e famshme nga Peja, falenderoi edhe portalin e vetëm ekskluziv -basketbollistik në Shqiptari për punën që po bëhet në zhvillimin dhe masovizimin e basketbollit. “Faleminderit juve ASISTIT që nuk po ndaleni për asnjë moment?”. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.