Basketboll

REXHEPI PËRFITON KONTRATË ME NJË NGA SHKOLLAT MË ME RENOME NË SHBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Sukseset e talentëve të shumtë kosovarë nëpër botë e sidomos në SHBA, po vazhdojnë edhe në kohë pandemie.

Së fundmi basketbollisti i ri dhe tejet i talentuar, Donat Rexhepi ka nënshkruajtur kontratë 1 vjeçare me një ndër shkollat më me renome në SHBA, “Miami Prep School”, shkruan AsistiOnline.com

Shkolla në fjalë, është një parapërgatitje për lojtarët që synojnë kolegjet e suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga kjo shkollë, kanë dalur lojtarë të shumtë që më pastaj kanë arritur suksese të konsiderueshme dhe të njëjtën gjë synon ta ndjekë edhe Donati.

Vlen të ceket se Rexhepi është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat e reja dhe është talent i cili ka dalur në pah nga klubi i Kerasan Prishtinës, konkretisht nga puna e trajnerit, Dritëro Sefaja. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.