Basketboll

SHKËLQEU TEK TREPÇA, HANES NËNSHKRUAN ME SKUADRËN NGA ELITA ÇEKE

Prishtinë (AsistiOnline.com) – Luajti me plotë sukses tek Trepça përderisa nuk u anulua sezoni për shkak të pandemisë COVID-19, por D.J. Hanes tashmë ka zgjedhur skuadrën e re për sezonin e ardhshëm të garave, shkruan AsistiOnline.com

Hanes vetëm para pak çasteve është zyrtarizuar tek skuadra nga elita e Republikës së Çekisë ”Usti n’Labem”. Ai në sezonin 2019/20 me Trepçën pati mesatare për ndeshje prej 24,1 pikëve, 5,6 kërcimeve dhe 3,6 asistimeve dhe ishte ndër lojtarët më të mirë të stinorit në Kosovë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.