Basketboll

PËRFAQËSUESJA E FEMRAVE S’E KA SEFTE, KISHTE FUNKSIONUAR EDHE MË HERËT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A në konkurencën e femrave, pritet që të formohet shumë shpejtë sipas një njoftimi zyrtar që e lëshoi ditë më parë FBK-ja, shkruan AsistiOnline.com

Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, synimi i tyre është që me ekipin A të femrave për herë të parë të paraqiten në garat ndërkombëtare, saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian për shtetet e vogla. Kjo do të ishte hera e parë që basketbolli i femrave do të përfaqësohej në nivelin seniorë, në një garë zyrtare të FIBA-s.

Në fakt, Përfaqësuesja e femrave ishte mbledhur edhe më herët dhe kishte zhvilluar disa ndeshje miqësore ndërkombëtare. Konkretisht grumbullimi i fundit i kësaj Përfaqësuese ishte gjatë stinorit 2012/13 me selektor, Fabian Gjukën.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, selektori i fundit i Përfaqësuseses së Femrave, Fabian Gjuka thotë se ri-formimi i Përfaqësueses A të femrave është shumë i qëlluar, porse serioziteti duhet të jetë në maksimum dhe të krijhet një ekip i denjë dhe të ndërtohet diçka edhe për të ardhmen dhe jo sot për nesër.

Iniciativa për formimin e Përfaqësueses A të femrave, është një ide e qëlluar dhe shpresojmë të mos mbetet vetëm në fjalë. Në rast të formimit të saj, duhet të jemi seriozë dhe të punohet shumë në mënyrë që mos të hyjmë vetëm sa për sy e faqe, por të nxjerrim gjëra pozitive, sepse potenciali ekziston vetëm se duhet ta gatuajmë dhe mendoj që kemi kapacitete edhe për suksese”, tha Gjuka.

 

 

Rosteri ekipor i Përfaqësueses A të femrave, gjatë stinorit 2012/13, kur selektor i saj ishte trajneri nga Peja, Fabian Gjuka:

 

Zërina Shatri, iliriana Berisha, Saranda Daci, Fiona Beqiri, Nora Gacaferri, Valbona Bytyqi, Kaltrina Mehmeti, Vlora Idrizi, Ulpiana Emra, Filloreta Krasniqi, Aurora Muhagjeri, Irma Konjusha, Arbnore Përçuku, Gentiana Ismaili dhe Rajmonda Berisha. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.