Basketboll

SELEKTORI I KROACISË MERR DREJTIMIN EDHE TË ZARËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e famshme kroate, Zara ka gjetur trajnerin që do ti prijë në stinorin e ri.

Bëhet fjalë për kroatin, Veljko Mrsiç i cili aktualisht është edhe selektor i Përfaqësuses së Kroacisë, por njëkohësisht do të drejtojë edhe klubin e Zarës që përveç ligës kombëtare, luan edhe në ligën e Adriatikut apo e njohur si ABA Liga.

Mrsiç e ka falenderuar Federatën kroate që e ka mirëkuptuar, për të qenë edhe trajner i një ekipi, përpos drejtimit të Kombëtares së Kroacisë.

Mrsiç dhe klubi i Zarës, kanë nënshkruajtur marrëveshje 1 vjeçare dhe kjo mund të zgjasë varësisht nga rezultatet e trajnerit me ekipin.

Mrsiç përpos karrierës si lojtarë, ka përvojë në zejen e trajnerit me ekipe si: Varese(Itali), Cibona, Cedevita, Bilba(Spanjë), ndërsa në vitin 2019 u emërua selektor i Spanjës dhe tash së fundi merr edhe Zarës nën-drejtim. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.