Basketboll

1 VIT – NGA DEBUTIMI HISTORIK I PËRFAQËSUESES SË KOSOVËS 3X3 NË GARAT NDËRKOMBËTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e martë të javës që vjen, bëhen plotë 1 vit, që nga debutimi historik i Përfaqësueses së Kosovës 3×3 në garat ndërkombëtare, shkruan AsistiOnline.com

 

Më 20 Qershor të 2019-tës, nën-urdhërat e kordinatorit, Agon Fehmiu, Përfaqësuesja e Kosovës 3×3 ishte mbledhur për herë të parë në histori të saj, për ti filluar përgatitjet para ndeshjeve për kualifikimet e FIBA 3X3 Europe Cup në Konstanca të Rumanisë dhe afro një javë stërviti dy herë në ditë për përfaqësim sa më dinjitoz të Kosovës në garat e para ndërkombëtare për Kosovën si shtet.

 

 

4 basketbollistët që përfaqësuan Kosovën në këtë garë prestigjioze që mbledh rreth vetes super-ekipe me super-lojtarë nga shtetet e Evropiane ishin:

Albatrit Berisha – Lojtar i Përfaqësueses së Kosovë 3×3

Albatrit Berisha i gjatë 197 centimetra, lojtari më i mirë i ranguar në Kosovë së fundmi dhe nënkampion i shtetit nga Streetball Kosova 2018 me ekipin Air Force One.

Altin Sahiti – Kapiten i Përfaqësueses së Kosovës 3×3

 

Bashkëlojtari i Albatritit në Air Force One dhe njëherësh kapiteni i përfaqësueses së Kosovës 3×3, plejmejkeri Altin Sahiti i gjatë 180 centimetra.

 

 

Arti Hajdari – Lojtar i Përfaqësueses së Kosovës 3×3

 

Arti Hajdari i gjatë 190 centimetra, fundori realizues kampion i Streetball Kosova 2018 me ekipin Depertejshen nga Peja i cili ishte lojtari i tretë që përfaqësoj Kosovën në kualifikime.

Arian Memeti – Lojtar i Përfaqësueses së Kosovës 3×3

 

Dhe katërshen e Kosovës 3 here 3 e përmbyll fluturuesi gjilanas, Arian Mehmeti me 201 centimetrat e tij, bashkëlojtar i Altinit dhe Albatritit tek Air Force One.

 

 

 

Që nga dita e parë e grumbullimit, gjithçka kishte shkuar si ishte më së miri, si për nga përkushtimi i lojtarëve në stërvitje po ashtu edhe për nga ana organizative. Treshja Sahiti, Hajdari dhe Berisha kishin pasur një test gjeneral duke marr pjesë në një turne të nivelit satelit, në Tiranë, ku kishte zënë vendin e dytë.

Ekipi i Kosovës 3×3 së bashku me kordinatorin, Agon Fehmiu në pritje nga Ministri i Sportit, Kujtim Gashi.

Një ditë para nisjes për në Konstanca, anëtaret e Përfaqësueses së Kosovës në 3X3 me Kordinatorin Agon Fehmiu dhe basketbollistët, Altin Sahiti, Arti Hajdari, Albatrit Berisha dhe Arian Mehmeti ishin sportistët e parë që u pritën në zyrë nga Ministri Kujtim Gashi pas miratimit të Ligjit për Sponsorisim i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës. Fillimisht, Ministri Gashi u kishte uruar sukses Kosovës 3X3 në kualifikimet historike në FIBA 3X3 Europe Cup dhe kishte siguruar koordinatorin Agon Fehmiun se ministria do të vazhdojë të jetë në krah të kësaj Përfaqësueseje. Nga ana tjetër, Agon Fehmiu fillimisht e kishte uruar Ministrin Gashi për miratimin e Ligjit për Sponsorimin dhe më pas e kishte falënderuar për përkrahjen që ju ka dhënë për Përfaqësuesen e Kosovës 3X3. Krejt në fund, Fehmiu i kishte dhuruar ministrit Gashi një fanellë të Përfaqësueses së Kosovës 3×3 të cilën ministri e veshi menjëherë dhe më
pas, mysafirëve ua kishte dhuruar flamurin shtetëror të Kosovës.

Më pas Përfaqësuesja 3×3 e Kosovës kishte udhëtuar për në Rumani në orët e para të ditës së premte të 28 qershorit atë kohë dhe me të arritur në Konstanca, pas pushimit dhe drekës, kishte zhvilluar stërvitjen e parë dhe lojtarët ishin ndjerë të relaksuar e të gatshëm para përballjeve.

Për më shumë… në postimin e radhës, që vije pas pak. Qëndroni me AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.