Basketboll

BASKONIA SHPALLET KAMPIONE E SPANJËS, DUKE MPOSHTUR NJË FAVORIT NË LETËR

Prishtinë(AsistiOnline) – Titulli i kampionit në Spanjë është vendosur sot, me Baskonian që e ka fituar atë ndaj një rivali që ishte favorit në letër, por jo edhe në fushë.

Baskonia mundi Barcelonën, 69 – 67 në ndeshjen kampionale të fazës finale të Ligës Spanjolle ACB dhe kështu fitoi titullin për herë të parë që nga viti 2010 dhe i katërti në histori të klubit nga qyteti me po të njëjtin emër.

Barcelona pati një epërsi 39 – 33 në pjesën e parë të ndeshjes, por Baskonia u këndell gjatë periudhës së tretë dhe të kartërt dhe ktheu ndeshjen nën-kontroll. Ndërsa lojtarët e Svetislav Pesiçit u rikuperuan dhe ndeshja u afrua deri në momentet e fundit por që s’u arrit të fitohej.

Luca Vildoza vendosi fituesin e lojës dhe i dhuroi titullin, Baskonias me një dyshe në depërtim pas një pasimi të shkëlqyeshëm në distancë nga Achille Polonara. Cory Higgins pati mundësinë ta fitojë ndeshjen për Barcelonën, por përpjekja e tij për 3 pikë nga këndi doli jashtë harkut dhe kështu u vendos fituesi. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.