Basketboll

TRAJNERI I NJOHUR NGA NBA, PRITET TË ZYRTARIZOHET TEK FENERI

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i njohur serb, Igor Kokoskov është shumë afër të marrë përsipër postin e trajnerit të Fenerbahçes, shkruajnë mediat turke sot, transmeton AsistiOnline.com
 
Fenerbahçe thuhet se është shumë afër marrëveshjes me Kokoskov dhe janë vetëm disa detaje të mbetura, për të përfunduar një marrëveshje e cila do të jetë tre-vjeçare në mes palëve.
 
Kokoskov aktualisht ka qenë duke punuar si ndihmës-trajner në ekipin nga NBA, Sacramento Kings, ndërsa ai gjithashtu së fundi mori drejtimin e kombëtares serbe.
Suksesi më i madh i Kokosokv së fundmi është, që si kryetrajner i Kombëtares Sllovene në EuroBasket 2017, fitoi Kampionatin Evropian që njëherazit është edhe i pari në histori të shtetit sllovenë.
 
Kokoskov ishte gjithashtu asistent në skuadrat e NBA-së si: Detroit (me të cilët ai fitoi kampionatin në 2004), si dhe me L.A. Clippers, Orlando Magic, Cleveland Cavaliers, Utah Jazz. Ndërsa si trajner i parë drejtoi, Phoenix Suns në stinorin 2018/19.
 
 Emri i Kokoskov së fundmi u përmend si shënjestër e mundshme e shumë skuadrave evropiane, por si duket Fenerbahçe është klubi i vetëm që arriti ta joshë atë larg NBA-së. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.