Basketboll

WIZARDS NË ORLANDO PA LOJTARIN KRYESOR

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kryesor i Washington Wizards, Bradley Beal do të humbasë rifillimin e stinorit në NBA për shkak të dëmtimit të shpatullave të krahëve.
 

Pikëshënuesi më i mirë i Wizards këtë stinor, do të humbasë rifillimin e NBA-së pas një dëmtimi që ka pësuar në shpatullat e krahërorëve.

 

Bradley bëri gjithçka për të qenë i gatshëm për të luajtur, por pas monitorimit të stërvitjeve të tij individuale ne arritëm në përfundimseështë më mirë për të që të mos luaj në Orlando dhe të shmang rrezikun e lëndimit të mëtejshëm,” tha menaxheri i përgjithshëm i Wizards, Tommy Sheppard.

 
Deri para pezullimit të sezonit, Beal kishte mesatare prej 30.5 pikë dhe 6.1 asistime për ndeshje me Wizards. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.