Basketboll

GËZIM MORINA ZYRTARIZOHET TEK SKUADRA E MADHE SLLOVENE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Gëzim Morina është bërë me skuadër të re, shkruan AsistiOnline.com

Morina që për disa vite rresht, luan me shumë sukses në elitën sllovene me skuadra të ndryshme atje, ka nënshkruajtur me skuadrën e madhe nga elita sllovene, Helios Suns.

Basketbollisti therandas, së fundmi ishte pjesë e skuadrës tjetër elitare sllovene, Hopsi Polzela me të cilët kishte mesatare prej, 11.7 pikë, 6.1 kërcime dhe 1.1 asiste për ndeshje.

Morina deri tash ka luajtur për skuadrat sllovene: Union Olimpija, LTH Castings, Maribor Nova KBM, Primorska, Čenčur dhe Hopse Polzela, si dhe në Kosovë tek Sigal Prishtina.

Basketbollisti, i cili mund të luajë me sukses si në pozitën e alosë ashtu edhe si qendër klasike, ishte anëtar i ekipit kombëtar Slloven U20 në Kampionatin Evropian 2012, dhe gjithashtu ka tre paraqitje zyrtare për Kombëtaren Sllovene A. Me lejen e FIBA-së, që nga viti 2017 është bashkuar me kombëtaren e Kosovës. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.