Basketboll

ZALGIRISI TRANSFERON LOJTARIN QË FITOI TITULLIN E SPANJËS SË FUNDMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe lituaneze, Zalgiris Kaunas që për çdo vit luan në Euroligë e ka zyrtarizuar një transfer tejet cilësor për skuadrën në stinorin e ri.

Ekipi i Zalgirisit sot ka njoftuar se ka nënshkruajtur me Patricio Garino një kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.  Basketbollisti që luan në pozitën e alosë, përfundoi sezonin 2019-2020 si kampion spanjoll me ekipin e Baskonias.

Garino me origjinë argjentinase ka edhe kombësi italiane, dhe ka luajtur për Baskonian në tre vitet e fundit. Ai e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2016, duke luajtur në G League, dhe kishte nënshkruar një kontratë afatshkurtër me Orlando Magic në NBA.

Aloja 201 cm është i njohur për lojën e tij gjithëpërfshirëse dhe aftësinë mbrojtëse. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.