Basketboll

SUNS FITOJNË DUELIN E TË PAMPOSHTURVE NË RIFILLIMIN E NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Tashmë vetëm një ekip në NBA, ka bilanc të 100% në rifillimin e NBA-së.

Ekipi i Phoenix Suns e ka fituar duelin e dy skuadrave të vetme të pamposhtura në këtë rifillim sezoni të NBA-së, që po zhvillohet në kompleksin ”Walt Disney World” në Orlando të Floridas. Suns kanë mposhtur me 15 pikë dallim(114-99), ekipin e Indianas që deri tani nuk dinte për humbje, ku nga 3 ndeshje të zhvilluara kishte 3 fitore, por që Suns ju prishën këtë seri.

Qendra e fuqishme Deandre Ayton me 23 pikë e 10 kërcime si dhe Devin Booker me 20 pikë e 10 kërcime, spikatën në këtë fitore te Suns mbrëmë.

Në anën tjetër, tek Indiana s’mjaftuan për triumf: Malcolm Brogdon me 25 pikë, por as Myles Turner me 17 pikë.

Me këtë triumf, Suns vazhdojnë ndjekjen e pozitës së 8-të që dërgon në play off dhe tash kanë 30 fitore dhe 39 humbje, në anën tjetër Indiana e ka siguruar play off’in dhe tash ka 42 fitore dhe 27 humbje. /AsistiOnline.com  

Komentet janë të mbyllura.