Basketboll

TE BASHKIMI TË GATSHËM PËR FILLIMIN E PËRGATITJEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtuesit e skuadrës së Bashkimit të Prizrenit janë shprehur të gatshëm për nisjen e përgatitjeve për edicionin 2020/21 në elitën e basketbollit të Kosovës.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, drejtori sportiv i skuadrës me traditë nga Prizreni, Artan Kurti ka thënë se Bashkimi planifikimet për nisjen e përgatitjeve i ka bërë që moti, por që situata me pandeminë s’po e lejon fillimin e tyre.

Realisht ne kemi planifikuar të fillojmë me stërvitje qysh në fillim të muajit gusht, por që situata me pandemi është në pikun më të lartë. Shtuar kësaj edhe masat e ndërmarra së fundi nga Qeveria, ku ndalohen veprimtaritë sportive dhe kjo na mbanë pezull dhe na detyron që aktivitetet tona të shtyhen deri në kohë të pacaktuar dhe ne jemi në pritje”, nënvizoi Kurti.

Të kujtojmë se skuadra e Bashkimit, stinorin e anuluar të Superligës së Kosovës e mbylli në vendin e 5-të me 39 pikë, 15 fitore dhe 9 humbje. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.