Basketboll

T.J. WARREN SENZACIONAL, FUNDOS LAKERSAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Me në krye senzacionin T.J Warren, Indiana Pacers e kanë mposhtur liderin e perëndimit në NBA, LA Lakers me plotë meritë.

Në një super-ndeshje intereante, ku fituesi u përcaktua vetëm në sekondat e fundit, me ‘breshëritë’ e trepikëshave në mes të Warren e James, në fund buzëqeshën ekipi i Indianas që fituan ndeshjen me rezultatin final, 111-116.

I jashtëzakonshmi sivjet, T.J. Warren ishte realizatori më i mirë në fitoren e Indianas sonte me plotë 39 pikë, por u dallua edhe Malcolm Brogdon me 24 pikë.

Në anën tjetër, për Lakers sonte s’mjaftuan, James me 31 pikë e Cook me 21 sosh.

Vlen të ceket se të dyja ekipet e kanë siguruar pjesëmarrjen në play-off’in e sivjetmë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.