NGA SOT HAPET AFATI KALIMTAR PËR BASKETBOLLISTË/E NË KOSOVË
Federata e Basketbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi zyrtar sot, ka bërë të ditur se nga data 10 Gusht(sot) do të fillojë afati kalimtar për basketbollistë/e të huaj dhe vendor. Afati kalimtar do të mbyllet më 7 Shtator.
FBK poashtu kishte njoftuar ditë më parë se, më 1 Gusht ka filluar paraqitja e klubeve në të dy konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021. Afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen.
Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike: komesari@basketbolli.com.
Komentet janë të mbyllura.