Basketboll

KARRIERA E MARK RODIQIT – SI LOJTAR DHE TRAJNER

Prishtinë(AsistiOnline) – Mark Rodiqi është një emër i panjohur për gjeneratat e reja në basketbollin e Kosovës, por jo edhe për ato më të moqme, shkruan AsistiOnline.com
 
Mark Rodiqi është i lindur më 14.02.1974 në Prishtinë dhe me shumë të drejtë nga ekspertët dhe njohësit e basketbollit në Kosovë, cilësohet si një prej lojtarëve më të talentuar që ka pasur ndonjëherë Kosova, por që lëndimet dhe kohërat e vështira, para por edhe të pasluftës ja pamundësuan një karrierë të bujshme.
 
Karriera e Rodiqit si lojtar:
 
1987-1994 K.B. Prishtina, kadet, junior, senior
Nënkampion i Jugosllavisë me reprezentacionin e kadetëve të Kosovës 1989.
 
Kampion i Kosovës për junior 1989-90
 
I ftuar në stërvitje testuese në KK Cibona Zagreb dhe KK Jugoplastika Split, dimër dhe verë 1990. Pranë nënshkrimit me KK Jugoplastika Split – gusht 1990, por klubi amë K.B. Prishtina nuk e jep fletëlëshimin pa dëmshpërblim dhe kalimi dështon.
 
Kampion i Kosovës për junior dhe senior 1991-92
 
1994-1995 KK Šibopromet Trogir Kroaci, 5 muaj stërvitje
1995-96 KB Besa Podujevë, 25 pikë për ndeshje mesatarisht, KB Besa hyn në Play off të Kampionatit të Kosovës
 
1996-97 KB Universiteti Prishtinë, klub i posa themeluar Liga e dytë e Kosovës
1997-98 KB Universiteti Prishtinë, Liga e parë e Kosovës
1998-99 Kampionati nuk është mbajtur për shkak të gjendjes në Kosovë
1999-2000 KB Real Universiteti Prishtinë, Liga e parë e Kosovës
2000-2001 KB Real Universiteti Prishtinë, Liga e parë e Kosovës
2001-2002 KB Trepça Mitrovicë, sezoni pranveror, Liga e parë e Kosovës
 
Karriera e Rodiqit si trajner:
 
 
1995-2000, bashkëthemelues i shkollës së basketbollit “Jehona” Prishtinë, trajner i pionierëve, kadetëve dhe juniorëve
1997-1999 KB Reali Prishtinë, bashkëthemelues i klubit dhe trajner i ekipit: kadet, junior/senior, Liga e dytë e Kosovës
1999-2000 KB Real Universiteti Prishtinë, trajner, kampion i Kosovës për junior
1999-2001 KB Real Universiteti, Liga e parë e Kosovës, trajner/lojtar
2001 stinori vjeshtor KB Ylli Therandë, ndihmëstrajner, Liga e parë e Kosovës
2002 stinori pranveror KB Prishtina seniorët, ndihmëstrajner, Liga e parë e Kosovës, Kampion i Kosovës
2002 stinori pranveror KB Prishtina juniorët, kryetrajner, Kampion i Kosovës
2002-2003 Një sezonë trajner vizitor pranë ekipit të basketbollit të University of Arizona, Tucson SHBA
2003-2005 Kryetrajner i reprezentacionit të juniorëve të Kosovës
2004 Fitues i turneut të juniorëve në Grasse të Francës me reprezentacionin e juniorëve të Kosovës
2004-2011 Themelues dhe kryetrajner i shkollës së basketbollit “Mark Rodiqi” më vonë sh.b. “Vertikal” Prishtinë.
2005 Reprezentacioni i seniorëve të Kosovës, trajner, (kryetrajner Bujar Loci) – Befasia e Turneut në Alexandri, Egjipt, fitorja ndaj Rumanisë dhe nikoqirit Egjiptit!
2017 – Emërohet trajner i KB Rahovecit, në debutimin e klubit ”vreshtarë” në Superligë.
2020 – Dhe së fundmi është emëruar, selektor i Kosovës U-20 në konkurencën e meshkujve.
 
/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.