Basketboll

8/8, POR S’ARRIJNË “PLAY OFF”-IN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër fitores së thellë ndaj Dallas Mavericks, Phoenix Suns nuk kanë arritur që të kyçen në “Play Off” të NBA-së.

Suns kanë mposhtur, ekipin e Dallasit me rezultat të thellë, 128-102, por që në fund ishte fitore pa vlerë. Kjo për faktin se me fitoren e Memphisit ndaj Milwaukeet, kyçja e Suns në “play off” ishte e pamundur.

I zakonshmi Devin Booker me 27 pikë, si dhe Dario Saric me 16 pikë, ishin kontribuesit kryesorë në këtë fitore të Suns.

Tek Dallasi s’mjaftuan për fitore, Marjanovic e Doncic me nga 18 pikë.

Vlen të ceket se Phoenix Suns, mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në stinorin e rifilluar të NBA-së, por që s’arrin “play off”-in. Ndërsa, Dallasi e ka siguruar një vend në “play off”-in e sivjetmë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.