Basketboll

MBYLLET STINORI I RREGULLT NË NBA: EKIPET QË PERFORMUAN MË MIRË DHE MË DOBËT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Në mesnatën që po e lëmë pas, është mbyllur pjesa e rregullt e stinorit në NBA, ku 22 skuadrat e ligës zhvilluan nga tetë ndeshje secila për të parë se ku janë me përgatitje para ndeshjeve të ”play off”-it.

Pas përfundimit të kësaj faze të rëndësishme në NBA, AsistiOnline.com ju sjellë ekskluzivisht skuadrat që qëndruan më mirë me fitore, por edhe ato që patën seri negative në këtë fazë të NBA-së.

Në fakt, skuadra e vetme pa humbje në këtë stinor të rifilluar ishte, Phoenix Suns nga Perëndimi të cilët nga 8 ndeshje, arritën 8 fitore, por përkundër kësaj nuk arritën të kyçen në ”play off”.

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Konferenca e Lindjes:

Skuadra e Toronto Raptors, ishte skuadra më në formë e perëndimit, duke arritur 7 fitore, karshi vetëm një disfate. E pasuar nga Indiana që arriti 6 fitore e dy humbje, pastaj radhiten ekipet si: Boston, Brooklyn që arritën nga 5 fitore dhe nga 3 humbje. Pastaj, Miami, Philadelphia, Orlando me nga 3 fitore dhe 5 humbje. Dhe i fundit, Washington Wizards me vetëm 1 fitore e 7 disfata dhe i vetmi që mbeti jashtë ”play off”-it.

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Konferenca e Perëndimit:

Në lindje, skuadra më në formë ishte Portland Trail Blazers që arriti 6 fitore, karshi 2 disfatave dhe siguroi ”play off”-in, pasuar nga Clippers me 5 fitore e 3 disfata, pastaj renditen ekipet si, Oklahoma dhe Houston me nga 4 fitore dhe 4 disfata. Lakers, Denver, Utah, Dallas me nga 3 fitore dhe 5 disfata. Si dhe Memphis me 2 fitore e 6 humbje, që me shumë mund e siguroi ”play off”-in.

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Sonte luhet ndeshja e ”play in”, ndërmjet Portlandit dhe Memphisit me fillim nga ora 20:30 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.

Përderisa ndeshjet e serive të ”play off”-it nisin më 17 gusht.

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.