Basketboll

JU KUJTOHET WASHBURN? SIVJET ËSHTË BËRË ME SKUADËR TË RE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti amerikan që para disa viteve luajti për skuadrën kosovare Prishtinën, Jason Washburn është bërë me skuadër të re, shkruan AsistiOnline.com

Në fakt, ish-qendra e Prishtinës, vetëm do ndryshoj ambient dhe ekip, sepse do mbetet në shtetin e Japonisë.

Skuadra elitare japoneze, ”Ryukyu Golden Kings Okinawa” ka arritur marrëveshje me Washburn dhe në stinorin e ri, ai do të luaj aty.

Qendra 2.13 centimetërshe sezonin e kaluar me Yokohama B-Corsairs kishte mesatare prej, 15.9 pikë, 9.7 kërcime dhe 3.3 asiste për ndeshje.

Të kujtojmë se Washburn ishte tek Prishtina në stinorin 2015-16 dhe kishte mesatare impresionuese prej, 17.2 pikë, 8.8 kërcime, si dhe 1.6 asiste për ndeshje. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.