Basketboll

JAZZ BARAZOJNË SERINË NDAJ DENVERIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Utah Jazz e kanë barazuar serinë e fitoreve në play off, ndaj Denver Nuggets në 1-1.

”Jezzerët” kanë arritur të mposhtin Denverin në ndeshjen e dytë të serisë me rezultat të përgjithshëm, 124-105, në një sfidë tejet interesante, por që në fund ju takoi ekipit të Utah-s.

Kontribuesit kryesorë në fitoren e Jazz ishin, Donovan Mitchell me 30 pikë e 8 asiste, si dhe Jordan Clarkson me 26 sosh.

Tek Nuggets s’mjaftuan për fitore, Michael Porter Jr, e Nikola Jokic me nga 28 pikë secili. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.