PËRQUKU VAZHDON KONTRATËN ME BASHKIMIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas emërimit të trajnerit Fabian Gjuka për stinorin e ri, skuadra e Bashkimit të Prizrenit ka filluar edhe me konsolidimin e rosterit për stinorin e ri.
Klubi i femrave nga Prizreni, ka njoftuar se ka vazhduar kontratën e basketbollistes prishtinase, Arbnore Përquku edhe për një stinor.
”Një tjetër lojtare e rëndësishme e ekipit në sezonin e fundit, Arbnore Perquku do të jetë pjesë e Bashkimit edhe për edicionin 2020/21. Pasi ngriti trofeun e Superkupës dhe Kupës së Kosovës, Arbnorja dëshiron që me fanellën e Bashkimit ta fitojë edhe titullin e kampionit. Me konfirmimin e Arbnores, ekipi yne po merr formë dhe gradualisht po kompletohet për të qenë konkurrent i madh në sezonin e ri”, thuhet në njoftimin e lëshuar sot nga skuadra prizrenase.
Ditëve në vijim tek Bashkimi përpos vazhdimit të kontratave, pritet të ketë edhe transfere të reja. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.