Basketboll

EDHE NJË RINOVIM TE BASHKIMI I FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave e ka zyrtarizuar edhe një vazhdim bashkëpunimi me një basketbolliste që për shumë vite i ka qëndruar besnike klubit portokallinjë.

Nëpërmjet llogarisë zyrtare në Facebook, klubi i Bashkimit ka njoftuar sot se ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një stinor me qendrën prizrenase, Dea Çejku: ”Qendra Dea Çejku ka vendosur të jetë pjesë e Bashkimit edhe për sezonin 2020/21 dhe ta ndihmonë ekipin drejt sukseseve të reja”, thuhet në njoftimin e klubit sot.

Të kujtojmë se ditë më parë, Bashkimi emëroi në krye të skuadrës trajnerin Fabian Gjuka, përderisa vazhdoi kontratat me basketbollistet: Arbnore Përçuku, Saranda Daci, Gresa Gashi dhe Arba Hashani. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.