Basketboll

MILWAUKEE BOJKOTON NDESHJEN NDAJ ORLANDOS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ekipi i Milwaukee Bucks nuk kanë dalur fare në parket për ndeshjen e pestë të play off-it, kundër Orlando Magic pasiqë ekipi i drejtuar nga Mike Budenholzer po e bojkoton ndeshjen, në shenjë proteste për të shtënat e policisë ndaj,  Jacob Blake .

Burime të mediumit amerikan, ESPN thonë se zyrtarët e NBA-së kanë hyrë në zhveshtoret e Milwaukeet, për ti bindur lojtarët e ekipit në fjalë, që të kthehen në fushë por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur edhe pse takimi është dashur të nisë nga ora 21:00 me kohën tonë. Ndërsa thuhet se kjo ndeshje mund të zhvillohet në një termin tjetër.

Veprime të njejta sikurse ekipi i Milwaukeet, kanë paralajmëruar edhe disa nga skuadrat e tjera të NBA-së, si Toronto Raptors, Boston Celtics dhe këto veprime të skuadrave mund të rrezikojnë seriozisht edhe komplet vazhdimin e play off-it në NBA.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.