Basketboll

NBA SHTYEU TË 3 NDESHJET E NBA-SË MBRËMË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas bojkotimit të ndeshjes së pestë të play off-it kundër Orlando Magic, nga skuadra e Milwaukee Bucks si protestë ndaj pabarazive racore në SHBA, ka reaguar edhe liga e NBA-së.

Pas bojkotit të ekipit të Bucks, NBA mori vendim që të shtyhen edhe duelet tjera të mbrëmjes së djeshme, Houston – Oklahoma dhe LA Lakers – Portland. Ndërsa ende nuk dihet se si do të veprohet me ndeshjet e tjera të play off-it.

Bojkotimi i ndeshjes së mbrëmshme nga ana e Bucks, ka të bëjë me vrasjen e Jacob Blake nga policia amerikane brutalisht dhe lojtarët e shumë klubeve të NBA-së, dje e kanë përkrahur masovikisht këtë vendim.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.