Basketboll

PRISHTINA(F) RINOVON ME NJËRËN NGA LOJTARET KRYESORE TË EKIPIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Riorganizimi në skuadrat kryesore te basketbollit kosovar femëror po vazhdon me vrull të madh.

Para pak minutave, skuadra e Prishtinës që drejtohet nga Fidan Shatri, ka vazhduar bashkëpunimin me njërën nga lojtaret kryesore të ekipit për vite me radhë, alo-qendrën Era Shatri.

”Era Shatri vazhdon kontratën edhe për nje vitë me klubin tonë. I dëshirojmë suksese në edicionin e ri drejt synimeve te Klubit”, thuhet në njoftimin e lëshuar sot nga skuadra kryeqytetase.

Ditë më parë, Prishtina njoftoi se ka vazhduar bashkëpunimin edhe me lojtaret: Enxhi Xhanaj, Enisa Kamerolli dhe Besjana Martinaj.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.