BASHKIMI KONFIRMON LAJMET E ASISTIT PËR BASKETBOLLISTET E HUAJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit në konkurencën e femrave, gjatë këtyre dy ditëve ka zyrtarizuar në skuadër dy basketbolliste të huaja.
Në fakt ishte AsistiOnline.com, që paralajmëroi ekskluzivisht këto dy ardhje të reja tek skuadra e Bashkimit dhe në fakt ashtu edhe ndodhi, ekipi që sivjet do të udhëheqet në pankinë nga tekniku Fabian Gjuka, zyrtarizoi pas pas kohësh dy lojtaret në fjalë si basketbollistet më të reja të ekipit.
Bëhet fjalë për plejmejkeren, Le’Jzae Davidson si dhe qendrën, Jaleesa Avery që të dyja shtetase amerikane dhe që pritet të sjellin cilësi të dukshme në lojën e Bashkimit që edhe sivjet kërkon trofetë në basketbollin e Kosovës.
Përveç këtyre dy basketbollisteve të huaja, skuadra e Bashkimit si transfere vendore deri tani ka zyrtarizuar edhe Marigona Rushitin e Diedona Halitajn. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.