Basketboll

BUCKS JAPIN SHENJA JETE, SHPRESOJNË NË RIKTHIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas tre disfatave me radhë dhe buzë eliminimit, Milwaukee Bucks më në fund mund të marrin pak frymë dhe shpresë pas fitores së parë ndaj Miami Heat.

Ekipi i Milwaukee Bucks e ka arritur fitoren e parë ndaj Miami Heat në gjysmëfinalen e parë të lindjes, duke e ngushtuar serinë e thellë ndaj Heat në 1-3 dhe duke shpresuar se gjërat mund të ndryshojnë edhe pse do të jetë shumë e vështirë, në fakt Bucks e fituan me shumë vështirësi këtë takim dhe atë vetëm pas vazhdimeve, 118-115, kjo pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz(107-107).

Në këtë fitore që e ‘mban në jetë’ Milwaukeen, kontribuesi kryesor ishte Khris Middleton me 36 pikë, 8 asiste e 8 kërcime, por u dallua edhe Giannis Antetokounmpo që realizoi 19 pikë për vetëm 11 minuta lojë, sepse në fillim të çerekut të dytë, greku u detyrua ta lë parketin shkaku i lëndimit të përsëritur dhe ende nuk dihet se për sa kohë do të jetë jashtë palestrës.

Në anën tjetër tek Miami s’mjaftuan për fitore, Bam Adebayo me 26 pikë, 12 kërcime e 8 asiste, por as Duncan Robinson që realizoi 20 pikë e 5 kërcime.

Pas fitores së Bucks mbrëmë, seria e ndeshjeve ngushtohet paska në 1-3 për Heat, ndërsa ndeshja e pestë mes skuadrave luhet më 9 shtator.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=vjHQPOiFRB8

Komentet janë të mbyllura.