BOSTONI NJË FITORE LARG FINALES
Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë fituar duelin e pestë gjysmëfinal të lindjes ndaj Torontos.
Ekipi i Bred Stevens ka arritur të mposht kampionët aktualë të NBA me rezultat tejet të thellë, 89-111 dhe kështu riktheu përsëri avantazhin e serisë gjysmëfinale të play off-it.
Jaylen Brown me 27 pikë e 6 kërcime, si dhe Kemba Walker me 24 pikë, 7 asiste dhe 4 kërcime u dalluan në këtë fitore me vlerë të madhe për Bostonin.
Tek Raptors s’mjaftuan për fitore, Fred VanVleet me 15 pikë e as Norman Powell me 16 sosh.
Tash seria e ndeshjeve rikthehet përsëri në të mirë të Celtics, 2-3, ndërsa ndeshja e 6 e serisë luhet më 10 shtator.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=b4PevgcVJBo
Komentet janë të mbyllura.