Basketboll

HISTORIKE: EMËROHET BORDI DREJTUES DHE KRYETARI I ”LIGËS UNIKE”

Prishtinë(AsistiOnline) – Eshte hedhur hapi i parë dhe zyrtar në formimin e ligës se perbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Të enjten në zyret e Federatës së Basketbollit të Shqipërisë (FSHB) në Tiranë, është mbajtur takimi i parë i Bordit Drejtues të Ligës Unike.

Anëtarë të Bordit Drejtues të Ligës Unike janë zgjedhur: Shaqir Totaj, Edmond Biqoku, Elvira Dushku, Korab Llazani, derisa kryetar është zgjedhur Ilir Trebicka, një emër i njohur që ka dhënë shumë kontribut në basketbollin shqiptar.

Bordi më pas e emëroi drejtorin e Ligës, Dren Zatriqin, kurse Sekretar Teknik është zgjedhur Fidan Hamiti. Ndërkohë, Zyrtari i Marketingut do të jetë Dren Hasangjekaj, kurse Zyrtare e Financave, Nadire Kajashi.

Pjesë e kësaj lige të basketbollit nga Kosova do të jen ekipet: Prishtina, Peja, Ylli, Rahoveci.

Nga Shqipëria: Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Goga Basket.

Takimi i radhës i Bordit do të mbahet në Prishtinë, ku do të diskutohet për detaje tjera të Ligës Unike.

Ndërkohë, sonte në mbrëmje, nga ora 19:00 edhe zyrtarisht do të nënshkruhet marrëveshja për formimin e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z.Edi Rama, i cili njëherësh do të zbulojë edhe logon e Ligës UNIKE.

Gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshje do të jetë edhe Presidenti i FIBA Europës, Turgay Demirel.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.