Basketboll

MORINA KONFIRMON NDARJEN ME RAHOVECIN, FALENDERON NË VEÇANTI QYTETIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti prizrenas, Altin Morina është larguar përfundimisht nga skuadra e Rahovecit.

Morina që luan në pozitën e plejmejkerit, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka falenderuar qytetin e Rahovecit duke lënë të kuptohet, se më nuk do të jetë pjesë e klubit ”vreshtarë” të cilët së fundmi po ballafaqohen me telashe të shumta financiare.

Faleminderit te dashur qytetarë te Rahovecit ?. Gjithmone do te keni vend te veqante ne zemren time! Ju uroj shume suksese”, thuhet në postimin e bërë para pak çastesh nga lojtari.

Me Rahovecin, Morina pati mesatare prej 8.9 pikë, 5.3 asiste dhe 2.9 kërcime për ndeshje në stinorin që e lamë pas.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.