Basketboll

YLLI TRANSFERON LOJTARIN E DYTË TË HUAJ NË SKUADËR

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka zyrtarizuar edhe transferin e dytë të huaj, për edicionin e ri.

Therandasit kanë njoftuar se kanë nënshkruajtur me alo-qendrën amerikane, Daniel Regis i gjatë 201cm dhe që luan në pozitat 4/5.

Ju njoftojme qe kemi arritur marreveshje me Daniel Regis per sezonen 2020/2021, Daniel eshte i gjate 201 cm dhe luan ne poziten 4/5. Sezonen e kaluar ka qen pjese Esgueira ne Superligen Portugeze, ku per 21 ndeshje ka luajtur me 11 pike 7 kercime dhe 1 asistim e 1 bllokad per ndeshje. Ai pritet te jet nje ndihmese e madhe per ekipin tone per arritjen e objektivave ne Superligen e Kosoves dhe Ligen Unike te Basketbollit”, thuhet në njoftimin e klubit nga Theranda.

Skuadra që edhe sivjet do të drejtohet nga tekniku malazez, Dragan Radovic, është skuadra më aktive në merkaton verore të basketbollit kosovar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.