Basketboll

EKSKLUZIVE: EDHE NJË BASKETBOLLIST I RAHOVECIT PRITET TI BASHKOHET PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës vazhdon të përforcohet në heshtje për stinorin e ri në basketbollin e Kosovës.
 
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se kryeqytetasit janë afër kompletimit të marrëveshjes me pllejmejkerin gjakovar, Atik Koshi i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Rahovecit.
 
Koshi që shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet tek prishtinasit si transferi më i ri, tek Rahoveci është paraqitur në dy stinorët e fundit dhe në edicionin 2019/20 kishte mesatare prej, 3.4 pikë, 2.1 asiste e 1.8 kërcime për ndeshje.
 
Të kujtojmë se AsistiOnline.com ditë më parë raportoi ekskluzivisht edhe për lëvizjet e tjera të Prishtinës të cilat pritet të jenë: Kryetrajner, Andin Rashica, dy transferet e deritanishme nga Rahoveci, Altin Morina e Arian Qallaku, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit me Fisnik Rugovën.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.