Basketboll

SKUADRA E RAHOVECIT PARALAJMËRON, BORDI I ZGJEDHUR I PËRKOHSHËM

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme skuadra e Rahovecit ka dalur me një komunikatë zyrtare, ku ka sqaruar situatën aktuale në të cilën gjendet klubi ”vreshtar”.
 
Në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se klubi ka mbajtur kuvendin e punës dhe ka zgjedhur bordin dhe kryetarin e ri të skuadrës të cilët do të jenë të përkohshëm dhe se në ditët në vijim do ti shpalosin planet e synimet e pjesës së parë të sezonit.
 
KOMUNIKATA E PLOTË DHE PANDËRHYRJE E KB RAHOVECI:
 
Ashtu siç e keni mësuar tashmë nga mediat lokale e ato kombëtare, KB Rahoveci, mbrëmë ka mbajtur kuvendin e punës.
 
Aty janë marrë disa vendime me rëndësi, por padyshim kryesori është ai i bordit të ri.
Ky bord, do të udhëhiqet nga Alban Rama në cilësinë e kryetarit, teksa do të jetë i përkohshëm deri në fund të vitit.
 
Përkundër shumë përpjekjeve e mungesës së alternativave dhe gjendja kritike brenda kampit, anëtarët e kuvendit të klubit gjetën gjuhën e përbashkët për të vazhduar së bashku për periudhën në fjalë.
 
Anëtarë tjerë të bordit janë Besart Zeka, Adrian Sharku, Xhihad Vuçitërna, Jusuf Dërmala, Destan Kërçagu, Bedri Sylka, Isa Rama e Blerim Delibeqa.
 
Klubi ditëve të ardhshme do të shpalos edhe planet e synimet e pjesës së parë të sezonit”, thuhet në komunikatë.
 
Të kujtojmë se skuadra e Rahovecit, stinorin e anuluar të Superligës së Kosovës e mbylli në pozitën e dytë dhe viteve të fundit ishte njëra prej skuadrave më të organizuara në Kosovë.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.