Basketboll

PRISHTINA(F) GODET ME NJË TË HUAJ SHUMË CILËSORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, ka transferuar lojtaren e parë të huaj në skuadër për stinorin 2020/21.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar para pak çasteve, se ka nënshkruajtur me fundoren amerikane, Alexis Tolefree e cila pritet të jetë ndihmesë e madhe për skuadrën e Fidan Shatrit, që edhe sivjet ka synim trofetë.

Pas disa muajsh bisedime arrihet marrëveshja me fundoren amerikane Alexis Tolefree, ku për shkak të situatës me pandemi, Lexx do ti bashkohet ekipit më vonë. Alexis vjen nga top kolegji NCAA “Arkansas Razorbacks”, Lexx luan në pozitën e fundores dhe do të jetë një mbështetje shumë e fortë për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Në stinorin e fundit, Tolefree kishte mesatarisht 29.9 minuta për lojë me 16.3 pikë, 4.3 kërcime, 2.0 asistime, 1.6 topa te vjedhur për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.